10 njerëzit më të pushtetshëm në Shqipëri, lista sipas Bledi Manes

Soft

10 njerëzit më të pushtetshëm në Shqipëri, lista

Njihuni me më të fortët e këtij viti, e këtij vendi sipas gazetarit Bledi Mane:

1. Juri Kim Gruaja e hekurt, diplomatja amerikane e pakompromistë, çekani i hekurt i rëndë që godet ku dhe kur duhet mbi kokat e nxehta të politikës dhe krimit shqiptar. Tutorja strikte e vazhdimit të reformës në drejtësi.

10 njerëzit më të pushtetshëm në Shqipëri, lista

Vendi i dytë dhe i tretë: bosh

4. Edi Rama Ka grumbulluar në duart e tij gjithë pushtetet dhe kontrollon gjithçka brenda territorit të Republikës së Shqipërisë me përjashtim të Ambasadës Amerikane te rruga e Elbasanit.

5. Taip Rexhep Erdogan Sulltani i Turqisë moderne me fuqinë e gjeopolitikës ka impakt të llahtarshëm mes shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Shqipëri. Influenca e tij dhe lidhjet e forta me sunizmin, biznesin dhe politikën e Tiranës e bëjnë një ndër të huajt me më shumë ndikim në vendin tonë.

6. Anastas JanullatosKreu i komunitetit ortodoks shqiptar ka pritur e përcjellë dhjetra e dhjetra qeveri në Greqi e Shqipëri por vetë qëndron i patundur jo vetëm si urë e ndërtuar dhe e prishur mes dy vendeve por edhe si shërbëtor influencash jo vetëm religjioze.

7. Erion Veliaj Kryetar i qeverisjes më të madhe lokale në vend, njeriu që kontrollon dhe menaxhon taksat dhe mbarëvajtjen e jetës komunitare të 1 milionë banorëve.

8. Arbër HajdariAktivist “kokëfortë” i shoqërisë civile, menaxher i shkëlqyer i donacioneve private, drejtues i fondacionit më të madh mbarëshqiptar “Fundjavë Ndryshe”, model i aktivizmit të gjeneratës së re.

9. Samir Mane Më i pasuri shqiptar, administrator i disa prej korporatave më të mëdha në vend. Taksapaguesi më i madh dhe punëdhënësi i rreth 7 mijë e 500 shqiptarëve, oksigjendhënës permanent i ekonomisë së Shqipërisë.

10. Sali Berisha Opozita e plakur por e vetme politike në vend. I sakatuar tashmë nga ndërkombëtarët, por inspirues në llojin e vet. Idhnak, dinak, “i pacipë”, energjik.

11. Aurela Basha Ortake e opozitës shqiptare me 49% të aksioneve. Vendimmarrësja në hije e punëve të Partisë Demokratike, jo vetëm gruaja e liderit zyrtar të opozitës, por edhe mikluese e rafinuar e financave dhe interesave në familjen e saj.

ME TE LEXUARAT