Pak shkëputje nga futbolli, Myrto Uzuni shijon qetësinë në krahët e familjes
Lajmifundit
/
23 November 2026, 21:34
Sport

Myrto Uzuni ka zgjedhur Romën për të kaluar disa ditë pushimi larg angazhimeve në fushën e futbollit.
Sulmuesi shqiptar po shfrytëzon këtë periudhë për t’u shkëputur nga rutina sportive dhe për t’iu përkushtuar njerëzve më të dashur, familjes dhe prindërve.
Për Uzunin, këto momente përbëjnë një mundësi të veçantë për të kaluar kohë cilësore me familjen, përpara rikthimit në angazhimet e tij profesionale.
Pas një periudhe të ngarkuar me futboll, sulmuesi kuqezi ka zgjedhur të shijojë pak qetësi në kryeqytetin italian, duke vendosur familjen në plan të parë.




