Protesta merr rrugët e Tiranës, protestuesit u bëjnë thirrje shoferëve: Bashkohuni me revoltën!

Aktualitet

Protesta merr rrugët e Tiranës, protestuesit u bëjnë thirrje

“Bjeri borisë kundër qeverisë!”, kanë thirrur të rinjtë, studentët dhe qytetarët, të cilët vijojnë protestën kundër kryeministrit Edi Rama, tashmë në ditën e 177-të.

Gjatë lëvizjes në rrugët e kryeqytetit, protestuesit u kanë shpërndarë shoferëve edhe fletëpalosje, me thirrjen për t’iu bashkuar protestës mbarëkombëtare të 28 nëntorit.

Përmes këtij aksioni, ata synojnë të përçojnë mesazhin e protestës edhe te qytetarët që nuk janë pjesë e tubimeve të përditshme.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe kanë bërë të ditur se nuk tërhiqen nga kjo kërkesë, pavarësisht thirrjeve të tij për dialog.

Ndërkohë, fokusi i organizatorëve është tashmë te protesta e së shtunës, më 28 nëntor, për të cilën po bëhet thirrje për mobilizim qytetar nga të gjitha qytetet e vendit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion