Rama reklamon bukën e shijshme në Gjirokastër: Provojeni, po u zhgënjyet ju rimburson Kumbaro…

Kryeministri Edi Rama pas Tepelenës është ndalur në këtë të enjte në Labovën e Kryqit, në Gjirokastër, konkretisht në Bujtinën Maria.
Rama shfaqet në krah të dy zonjave, duke promovuar bukën e shijshme që gatuhet në këtë bujtinë.
Ai fton shqiptarët për të vizituar Bujtinën Maria dhe të provojnë këtë bukë të shijshme, teksa me humor u shpreh se “nëse dikush do të zhgënjehet, do të rimbursohet nga gjirokastritja që nuk kursen, Mirela Kumbaro.
“Bujtina Maria në Labovën e Kryqit, një shtëpi në Parajsë, me njerëz shikojeni vetë sa të bukur që janë dhe me këtë bukë që duhet të vini ta shijoni! Më dëgjoni mua se kam parë dhe nuk flas kot, por me siguri të plotë. Po u zhgënjyet do t’u rimbursojë Mirela Kumbaro, si gjirokastritja që nuk kursen (qesh)”, shprehet Rama.
“Besojini sugjerimit tim për Bujtinën Maria dhe bukën e saj” shkruan më tej Rama.


