Shqiptari 65-vjeçar kapet në aeroportin e Athinës, tentoi të fuste 15 kg kan'abis në Greqi

Bota

Shqiptari 65-vjeçar kapet në aeroportin e Athinës, tentoi
Policia Greke ka arrestuar një shtetas Grek me origjinë Shqiptare në aeroportin e Athinës pasi tentoi të fusë ilegalisht në vend një sasi prej 15 kg kanabis (spunk).

Sipas burimeve policore, 65 vjeçari i cili në të kaluarën ka qenë i arrestuar për trafik emigrantësh, po udhëtonte nga Portugalia dhe sapo ka tërhequr valixhen është ndaluar nga anti droga e doganave greke pasi ndaj tij kishte dyshime se bënte pjesë në një organizatë të trafikimit të lëndëve narkotike nga Spanja dhe Portugalia drejtë Greqisë.

Pak ditë më parë një i afërm i autorit ishte arrestuar me 34 kg kanabis në aeroportin e Athinës. Edhe ai udhëtonte nga Portugalia.

65 vjeçari u dërgua në gjykatë për masë sigurie e cila e la në burg pa afat. Sasia e drogës,100 euro dhe 4200 lekë Shqiptarë që kishte me vete, u sekuestruan.

Hetimet do të vazhdohen nga anti droga greke.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion