Shpërthim i fuqishëm në Fier, natë tmerri për biznesin, vendoset lëndë plasëse në hyrje

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm në një subjekt privat në qytetin e Fierit.
Nga shpërthimi raportohet se ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa është dëmtuar dera e jashtme e subjektit.
Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Hetimet vijojnë për të përcaktuar mënyrën se si është kryer shpërthimi dhe motivet e mundshme të tij.
Njoftimi:
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 02:30, në lagjen “Kastriot”, dyshohet se është dëmtuar me lëndë plasëse dera e jashtme e një subjekti, në pronësi të shtetasit A. K.
Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.


