“Është dashuria ime më e madhe”, Drini Zeqo zbulon pse e braktisi garën në Big Brother Vip

Gazetari Drini Zeqo mbrëmjen e sotme ka zbuluar arsyen e vërtetë që e detyroi të braktisë lojën në Big Brother Vip. Në Prime-n e së shtunës, gazetari Drini Zeqo tha se motra e tij vuan prej vitesh nga probleme të shëndetit mendor dhe agravimi i gjendjes së saj e ka shtyrë të marrë vendimin e papritur të tij.
“Jetojë në një familje me një motër, ajo është dashuria ime më e madhe në jetë. Ndonjëherë nuk mjafton të duash, dashuria jepet duke u ngritur mbi vetën.”
“Duke qenë pranë saj në një moment të vështirë që ajo është duke kaluar dhe ka vite që është duke luftuar, duke bërë një betejë të përbashkët me të“.
“Sapo mora vesh që ajo ka një shqetësim, vendosa të ndërpresë menjëherë garën. Ajo vuan nga një problem i shëndet mendor“, -tha ai
Më herët përmes një postimi në Instagram u shpreh se ka shumë sfida në jetë dhe se shëndeti i familjarëve është më i rëndësishmi.
“Në jetë ka shumë gara por asnjë nuk është më e rëndësishme se sa shëndeti i familjarëve. Duke qenë se familja është gjëja më e rëndësishme për mua vendosa ta ndërpres rrugëtimin tim në “Big Brother VIP”. Të gjithë jemi mirë, faleminderit për interesin dhe kujdesin e treguar. Shihemi së shpejti!”, shkruante gazetari në një postim në Instagram..


