Mbushet inbox-i i Paris Hilton, mori mbi 3 mijë urime për shtatëzaninë e rreme

Të gjithë menduan se Paris Hilton është shtatëzanë, duke vërshuar në inbox-in e saj. Por, miliarderja e ka mohuar kategorisht këtë lajm. Trashëgimtarja sqaroi se ka marrë mijëra mesazhe urimi për një shtatzani që nuk ekziston.
“Jam zgjuar me mijëra mesazhe rreth lajmit të fëmijës sot në mëngjes. Do të doja që ju ta dëgjonit direkt nga unë. Më kanë ardhur rreth 3000 mesazhe, iPhone-i im po çmendet.

Të gjithë janë duke më uruar dhe më thonë sa të lumtur janë për mua. Kam folur me njerëz që s’më kishin marrë për vite të tëra në telefon”, dëgjohet të thotë ajo në Podcast-in e saj.

Hilton dhe partneri i saj, Carter Reum, u fejuan pak muaj më parë, teksa festonin ditëlindjet në një ishull privat. Megjithatë, Hilton e bëri të qartë se ardhja e një bebushi është një plan i afërt dhe tha se mezi po pret të ketë fëmijë në 2022-in.


