Ulërimat e të moshuarës së përfshirë nga flakët zgjuan fqinjët, policia: 72-vjeçari po i binte kokës me grushte
Lajmifundit
/
29 July 2021, 10:41
Aktualitet

Ishin ulërimat e forta të Dashurie Janaqit, e përfshirë nga flakët ato që bënë fiqnjët të njoftonin policinë e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes.
Në shtëpinë e çiftit të moshuar, gjëja e parë që pa policia ishte 72-vjeçari i cili shfaqej i penduar dhe duke i rënë kokës me grushte, pasi kishte lyer me benzinë bashkëshorten dhe i kishte vënë flakën.
Në spital janë transportuar të dy, pasi përveç Dashuries, plagë nga zjarri mori edhe Panajoti, zjarrvënësi.
Ende, asnjëri prej tyre nuk ka bërë një deklaratë lidhur me ngjarjen e rëndë, por pritet që shumë shpejtë t’i japin ato.

