Merr fund pas 17 vitesh epoka e “X- Factor”, ja çfarë ndodhi

Spektakli i talenteve “X Factor” po mbyllet pas 17 vjetësh transmetimi. Mësohet se këtë vendim e ka marrë Simon Coëell, pasi sipas tij është bërë bajat. Ai fillimisht vendosi që të pushojë disa vite, që nga 2018, ndërsa tani ka vendosur të mos e nisë më.
“Globalisht, është ende një fenomen dhe rritet në miliona çdo vit. Por në Mbretërinë e Bashkuar, nuk ka dyshim se është bërë pak bajat. Simon mbetet në krye të lojës së tij dhe di të bëjë spektakël.

Ai zotëron të drejtat për shfaqjen dhe është thirrja e tij, jo e kanalit ITV, pavarësisht nëse ai e largon atë”.Është e qartë se gjëja e fundit që ai dëshiron është që ‘X Factor’ të kthehet në një shaka, veçanërisht në kontrast me shfaqjen dhe shkëlqimin e saj”, shkruan The Sun, referuar një burimi pranë 61-vjeçarit.

Seria e tij e fundit tradicionale e X Factor u transmetua në vitin 2018, me gjyqtarët Simon, Louis Tomlinson, Robbie Ëilliams dhe gruan e tij Ayda Field në panelin e gjykimit. Dalton Harris, i mentoruar nga ish -ylli i One Direction, Louis, fitoi spektaklin.


