Zjarri pushton Antalian në Turqi, autoritetet sigurojnë jetën e turistëve
Lajmifundit
/
29 July 2021, 09:53
Bota

Antalia është pushtuar nga një zjarr masiv. Mediat turke shkruajnë se shqetësim është edhe era, që po drejton flakët në drejtim të zonave të banuara. Sipas autoriteteve të zonës, 3 lagje janë evakuuar, ndërsa kanë siguruar se jeta e turistëve nuk është në rrezik.
Forcat e emergjencës po luftojnë me flakët nga ajri dhe nga toka. Sipas zyrës së guvernatorit, dy avionë zjarrfikës dhe 15 helikopterë janë në veprim. Shkaku i zjarreve është i paqartë. Deri më tani nuk është raportuar për të lënduar ose viktima


