Merr flakë vila e Beyonce dhe Jay- Z, dyshohet se ishte e qëllimshme

Ka marrë flakë rezidenca e Beyonce dhe Jay-Z. Mediat ndërkombëtare fillimisht bënë me dije se është përfshirë nga flakët një rezidencë në Nju Orlins.

Lajmin e dha Departamenti i Policisë së Nju Orlins, duke bërë me dije se ata kishin marrë një raport të një personi të dyshimtë pranë rezidencës në kohën kur zjarri shpërtheu rreth orës 6:20 pasdite të enjten në mbrëmje.
Sipas Departamentit të Zjarrfikësve të qytetit, ndërtesa historike ka qenë e lirë për ca kohë megjithëse ka shërbime komunale. Çifti i famshëm thuhet se e kanë blerë shtëpinë në 2015, prej 2 milionë dollarë e cila menaxhohet nga nëna e këngëtares, Tina Knoëles.

