Loredana publikon një moment të veçantë të Adeyemit me vajzën e saj Hanën!

Reperja e njohur shqiptare, Loredana, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një moment të ëmbël familjar.
Në fotografinë e publikuar, ajo ka kapur një çast të veçantë mes bashkëshortit të saj, futbollistit të njohur Karim Adeyemi, dhe vajzës së saj, Hanës.

Loredana gjithmonë është treguar e kujdesshme për të ruajtur një harmoni të bukur mes partnerit dhe vajzës së saj, duke u siguruar që ata të kenë një raport të ngushtë dhe të shëndetshëm. Ky moment i ndarë në rrjetet sociale dëshmon edhe një herë dashurinë dhe përkushtimin e saj ndaj familjes.
Përveç fotos, artistja ka publikuar edhe një video, ku ka zbuluar se ata kanë kaluar një ditë të këndshme së bashku, duke shijuar një shëtitje në natyrë.


