Reagon vëllai i Ilaria Sulës: Nuk më tregonte për problemet, për herë të fundit e takova…

Aktualitet

Reagon vëllai i Ilaria Sulës: Nuk më tregonte për problemet,

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me vrasjen e shqiptares Ilaria Sula në Itali.

Ish-i dashuri i saj filipinas ka pranuar se është ai autori i krimit, duke treguar edhe se si ndodhi ngjarja. Ai e goditi Ilarian disa herë me thikë në apartamentin ku ishin takuar, përpara se ta mbyllte në një valixhe dhe të përpiqej të zhdukte trupin. Shkak për vrasjen u bënë konfliktet e tyre të fundit, për shkak të të cilave Ilaria i kishte kërkuar të ndaheshin.

Nga ana tjetër, vëllai i 22-vjeçares shqiptare, Leon Sula ka treguar se ka folur me motrën e tij dy javë më parë kur ajo kishte shkuar për t’i takuar në Terni, por shtoi se nuk i ka treguar për asnjë problem që mund të ketë pasur me të dashurin. Ai tregoi se të dashurin e motrës e njihte vetëm pak.

"Nuk mund ta shpjegojmë. Pse e bëri? Nuk e kuptojmë pse e bëri, vetëm ai e di. Kam folur me motrën herën e fundit dy javë më parë, sepse ajo erdhi të na vizitojë në Terni. Ajo ishte e qetë dhe nuk më thoshte për problemet. Pastaj vetëm mesazhe. Të dashurin e saj e njihja, ishin një vit bashkë por u ndanë”, thotë Leon.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion