Rama: Brenda kësaj dekade paga mesatare e tyre 1250 euro!

Politikë

Rama: Brenda kësaj dekade paga mesatare e tyre 1250 euro!

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në shkollën  “Besnik Sykja” në Tiranë tha se brenda kësaj dekade paga mesatare e mësuesve do të arrijë 1250 euro.

Rama vlerësoi punën e arsimtarëve duke i krahasuar po aq të rëndësishëm sa ushtria që mbron territorin fizik të një vendi.

“Ne synojmë që brenda kësaj dekade, pagën mesatare të mësuesve do ta çojmë 1250 euro. Është e bëshme, nuk besoj se do të kemi problem me këtë.

Ndërkohë, që siç foli kryetarja në detyrë e bashkisë, siç foli ministrja, pjesa tjetër e përmirësimit të kushteve në shkolla shkon në favor të rritjes së dëshirës për të shkuar në punë. Mësuesit janë po aq të rëndësishëm sa ushtria, sepse janë një trup e cila përballjen do ta kenë më të egër.

Prandaj janë një trup që duhet të mbështet dhe vlerësohet, të ngrihet në piedestal”, tha ndër të tjera Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion