"Gërvishjet e alienit", e dashura e Elon Musk i habiti të gjithë me tatuazhin e fundit
Lajmifundit
/
12 April 2021, 16:51
Showbiz

E dashura e miliarderit Elon Musk, Grimes, ka habitur rrjetin me postimin e saj të fundit në Instagram. Jo ka shpërndarë një foto të shpinës së saj, ku dukej një tatuazh i sapo përfunduar.
Në përshkrim këngëtarja kanadeze thotë: “Nuk kapa dot një foto të bukur sepse akoma më dhemb shumë dhe dua të fle hahah… gërvishtjet e alienit do të jenë të kuqe për disa javë”.

Musk dhe Grimes janë prindër të një fëmijë të quajtur “X A-XII”. Kujtojmë që fillimisht emri i fëmijës ishte “X Æ A-12”, por çifti e ndryshoi sepse nuk e lejonte ligji në Kaliforni.


