Bëhet baba për herë të parë Kevin në “I vetëm në shtëpi”

Showbiz

Bëhet baba për herë të parë Kevin në “I

Aktori i preferuar i fëmijërisë së fëmijëve të lindur në vitet ’90, është rritur dhe është bërë baba. Bëhet fjalë për Macaulay Culkin, Kevin në “I vetëm në shtëpi”. Ai dhe e dashura e tij Brenda Song, kanë mirëpritur disa ditë më parë fëmijën e tyre.

 

Ka ardhur në jetë Dakota Song Culkin në datë 5 prill. Mësohet se emri Dakota është në nder të motrës së aktorit, që ndërroi jetë në vitin 2008 në moshën 29 vjeçare pas një aksidenti me makinë. Ndërkohë “Esquire” ishte media e parë që njoftoi ardhjen në jetë të fëmijës së Culkin dhe Song.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Brenda Song (@brendasong)

Në të njëjtën media, në muajin shkurt, Macaulay Culkin shprehur hapur dëshirën për të krijuar një familje me partneren e tij, me të cilën është në një lidhje prej 4 vitesh.

ME TE LEXUARAT