Vjedhjet tek vilat në Liqenin e Thatë, 5 të arrestuarit u kapën me 20 mijë euro dhe drogë

Aktualitet

Vjedhjet tek vilat në Liqenin e Thatë, 5 të arrestuarit u

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me grupin e arrestuar pasditen e djeshme për vjedhjen e vilave në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë.

Së bashku me Hektor Qiriazi, i cili është dënuar në Greqi me burg përjetë, janë arrestuar edhe 4 persona të tjerë, ku 3 prej tyre janë Devjs Dosti, Redian Bega, Klodian Çupi.

Të 5 personat janë arrestuar mbrëmjen e djeshme sapo kishin vjedhur një tjetër vilë në zonën e Liqenit të Thatë. Gjatë kontrollit ata u kapën me rreth 20 mijë euro janë vjedhura në vilë dhe një sasi lënde narkotike me vete.

Fokus i aktivitetit të tyre kriminal për vjedhjen e vilave ka qenë zona e Liqenit të Thatë dhe Saukut.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion