Baba për herë të parë, Turi rrëfen se është i frikësuar

Turjan Hyskaj ka folur për herë të parë që do bëhet baba. I ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, Turi tha se se nuk e shpjegon dot ndjesinë që ka, por nuk e fsheh që është pak i frikësuar.
“Në fakt nuk e di si mund ta shpreh si ndjesi, mendoja që kam qenë gati gjithë jetën për t’u bërë baba. Kam pak frikë kur shikon ato goditjet tek barku i Orindës. Me shpresën e Zotit, shpresoj që gjithçka të shkojë mirë. Që do dhurojë shumë dashuri, kjo është e sigurt, se sa i mirë do jem nuk e di”, tha ai.
View this post on Instagram
Ai u pyet edhe për emrin e fëmijës, gjq që Turi tha se nuk e kanë vendosur, por që do nisë me A. “Nuk ia kemi zgjedhur akoma, po e mendojmë, por do të fillojë me A”, tha Turi, dhe shtoi se ka filluar i flet me zë të lartë bebushes dhe është shumë i lumtur që do të bëhet baba i një vajze.


