Mashtrimi e nxori në kërkim nga Polonia, 43-vjeçari arrestohet pranë aeroportit të Rinasit

Aktualitet

Mashtrimi e nxori në kërkim nga Polonia, 43-vjeçari arrestohet
Një 43-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet polake, për veprën penale të mashtrimit, është lokalizuar dhe arrestuar në afërsi të aeroportit të Rinasit.

Arrestimi u krye nga shërbimet e FAST Albania, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fast”, ndërsa autoritetet shqiptare kanë nisur bashkëpunimin me Interpol Varshavën për të finalizuar procedurat e ekstradimit të tij drejt Polonisë.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit

Kapet në afërsi të Rinasit, 1 shtetas i kërkuar nga autoritetet polake, për mashtrim.

Shërbimet Operacionale të Sektorit për Kërkimin (FAST Albania), në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fast”, lokalizuan në afërsi të Rinasit, kapën dhe arrestuan provizorisht shtetasin P. W., 43 vjeç, i kërkuar nga autoritetet polake, për veprën penale “Mashtrimi”.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Varshavën, me qëllim finalizimin e procedurës për ekstradimin e shtetasit P. W., në Poloni.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion