Bashkëshorti përballet me Palomën në Big Brother: Je aktorja më e mirë...!

Showbiz

Bashkëshorti përballet me Palomën në Big Brother: Je aktorja

Dy ditë më parë Paloma rrëfeu se i shoqi ka pasur varësi ndaj alkoolit dhe shpesh është treguar i dhunshëm ndaj saj.

Ajo tha se tani gjërat kanë ndryshuar dhe janë shumë të lumtur me njëri-tjetrin.

Pas deklaratës së Palomës, Alandi erdhi mbrëmjen e djeshme në “Big Brother VIP” për t’u përballur me të.

Bashkëshorti përballet me Palomën në Big Brother: Je aktorja

Ai i la në dhomën e rrëfimit një trofe mbi të cilin shkruhej “Aktorja më e mirë”, por më pas e qetësoi duke i thënë se ishte vetëm një lojë.

Alandi nuk e mohoi se e kanë lënduar disi fjalët e Palomës dhe i kërkoi të tregojë vetëm momentet e bukura.

“Këto gjëra kanë kaluar tani. Familja është prekur pak. Trego momentet e bukura, ajo ka kaluar tashmë.

Shkruajnë portalet jashtë. Herë tjetër mos bëj edhe aq shumë fabula pasi gjërat nuk kanë qenë kaq të egzagjeruara”, i tha ai.

“Tregova një moment të errët, ti je pastruar prej dy vitesh. Nuk ke qenë i vetëdijshëm.Ti je dashuria ime, më i bukuri në botë dhe babai më i mirë”, iu përgjigj Paloma.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion