Shishe uji, kapsolla e vezë në drejtim të godinës, mijëra studentë tubohen përpara Ministrisë së Arsimit

Aktualitet

Shishe uji, kapsolla e vezë në drejtim të godinës,
Me thirrjet “Rama jepe dorëheqjen” apo “pa rini nuk ka Shqipëri”, mijëra studentë janë tubuar përpara Ministrisë së Arsimit këtë të martë. 

Të rinjtë kanë nisur hedhjen e vezëve, apo tullumbaceve me bojë në drejtim të godinës. Edhe muret e jashtme të godinës kanë nisur të mbishkruhen me mesazhe të ndryshme. “Sytë nga ju”, është një prej mesazheve.

Thirrja e kësaj proteste vjen në një kohë kur për 135 ditë me radhë vendi është në një valë protestash të njohura si “Revolucioni Flamingo”, nisur nga kundërshtimet për ndërtimin në zonën e mbrojtur të Zvërnecit dhe Nartës.

Vlen të kujtojmë se Shqipëria u përfshi nga një valë masive protestash studentore në dhjetorin e vitit 2018, teksa me mijëra të rinj mbushën “Rrugën e Durrësit” përpara Ministrisë së Arsimit për disa ditë, duke detyruar kryeministrin Rama që të ulej në negociata me ta për kushtet e jetesës si studentë dhe tarifave.

ME TE LEXUARAT