Tritol në Shkodër, "dështon" shpërthimi! Ja kush ishte objektivi, merrej me ndërtim

Aktualitet

Tritol në Shkodër, "dështon" shpërthimi! Ja kush
Një sasi lënde plasëse, e dyshuar si tritol, është konstatuar mbrëmjen e kaluar në portën e jashtme të një banese në lagjen “Mark Lula” në Shkodër. Objektiv i këtij veprimi dyshohet se ka qenë Emiljan Gjonaj, i cili merret me ndërtim.

Lënda plasëse është gjetur e pashpërthyer, ndërsa pas konstatimit të saj është njoftuar menjëherë policia, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka marrë masat për garantimin e sigurisë.

Në zonë kanë ndërhyrë edhe ekspertët xhenierë, të cilët kanë bërë trajtimin e lëndës plasëse për të shmangur çdo rrezik për banorët dhe personat që ndodheshin pranë objektit.

Sipas burimeve nga vendngjarja, Emiljan Gjonaj ushtron aktivitet në fushën e ndërtimit. Aktualisht, në lagjen “Mark Lula” po ndërtohet edhe një pallat nga ana e tij, çka ka ngritur dyshimet se vendosja e tritolit mund të ketë lidhje me aktivitetin e tij në këtë sektor.

Një nga pistat që po hetohet është ajo e një kërcënimi ndaj ndërtuesit, por deri më tani nuk ka një version zyrtar mbi motivet e ngjarjes. Fakti që lënda plasëse nuk shpërtheu ka shmangur pasoja të mundshme.

Ndërkohë, policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e vendosjes së saj, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve, të cilët ende nuk janë zbuluar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion