Dy italianë humbin jetën në Kuvajt, dyshimet për sulm iranian, reagon Teherani

Dy shtetas italianë kanë humbur jetën të enjten pas një sulmi me dronë ndaj një instalacioni ushtarak në Kuvajt. Lajmi u konfirmua nga ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, i cili deklaroi se dronët me origjinë iraniane goditën një stacion të zbulimit të mbrojtjes ajrore.
Dy viktimat ishin teknikë të një kompanie italiane dhe ndodheshin në Kuvajt për mirëmbajtjen e antenave të një sistemi të mbrojtjes ajrore.
Sipas autoriteteve kuvajtiane, nga sulmi mbetën të plagosur edhe dy persona, një shtetas kuvajtian dhe një pakistanez, ndërsa u shkaktuan dëme materiale.
Irani mohon çdo përfshirje në sulm, duke e cilësuar ngjarjen si një operacion të organizuar për të përshkallëzuar tensionet në rajon.
Ngjarja vjen në një kohë tensionesh të larta në Lindjen e Mesme dhe sulmesh të përsëritura me dronë ndaj objektivave në rajon.


