Shpërthim tritoli në oborrin e banesës në Lezhë, shkaktohen dëme materiale

Aktualitet

Shpërthim tritoli në oborrin e banesës në Lezhë,
Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e fundit në fshatin Lalm i Ri, në Lezhë, ku tritoli ka shpërthyer në oborrin e një banese.

Nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Ende nuk dihet se kush e ka vendosur lëndën plasëse dhe cilat kanë qenë motivet e këtij veprimi.

Pas ngjarjes, në vendin e shpërthimit kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet e para hetimore për dokumentimin e rastit dhe mbledhjen e provave.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, për të përcaktuar sasinë dhe llojin e lëndës plasëse, si dhe për të identifikuar personat që mund të kenë qenë të përfshirë.

Njoftimi:

Lezhë/Informacion paraprak

Më datë 26.11.2026, rreth orës 02:55, në lagjen “Lalm i Ri”, Lezhë, në verandën e banesës së shtetases D. Gj., dyshohet se është hedhur një sasi lënde plasëse. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/autorëve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion