Zbulohen mbi 40 kg kan'abis në makinë, dy të arrestuar në Lezhë

Aktualitet

Zbulohen mbi 40 kg kan'abis në makinë, dy të arrestuar
Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin e koduar “Storm”, në kuadër të të cilit janë arrestuar dy shtetas, të dyshuar për transportimin e lëndëve narkotike me qëllim shitjen.

Në pranga kanë rënë Hermes Mihana, 25 vjeç, banues në Malbardhë të Kurbinit, dhe Hidajet Karaj, 36 vjeç, banues në Fushë-Krujë.

Arrestimi i tyre u bë në rrugën e fshatit Selitë, ku shërbimet e Policisë ndaluan për kontroll automjetin tip “Mitsubishi”, me të cilin udhëtonin dy shtetasit. Gjatë kontrollit, në automjet u gjetën katër thasë me 40.3 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se lënda narkotike ishte siguruar në fshatin Mafsheq, në Malësinë e Krujës, dhe po transportohej drejt qytetit të Laçit me qëllim shitjen.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 40.3 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike, një peshore manuale, automjeti tip “Mitsubishi” dhe një celular.

Dy të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion