Vr'et të atin dhe më pas telefonon policinë, 35-vjeçari rrëfen vetë kri'min në Itali

Bota

Vr'et të atin dhe më pas telefonon policinë,
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Trieste të Italisë, ku një 35-vjeçar ka vrarë të atin 65-vjeçar, duke e goditur me thikë në fyt brenda banesës së tyre.

Krimi ndodhi rreth mesnatës mes të enjtes dhe të premtes, në rrugën Flavia, në periferi të qytetit.

Sipas informacioneve paraprake, 35-vjeçari e ka goditur të atin me thikë në zonën e qafës, duke i shkaktuar plagë fatale. Pas ngjarjes, ai ka telefonuar numrin e emergjencës 112 dhe ka rrëfyer atë që kishte ndodhur.

Në vendngjarje mbërritën efektivët e policisë dhe ekipet mjekësore të urgjencës 118. Pavarësisht ndërhyrjes, mjekët nuk mundën të bënin asgjë për të shpëtuar 65-vjeçarin dhe konstatuan vdekjen e tij.

Autori u arrestua nga policia. Në hetime janë përfshirë efektivët e skuadrës hetimore dhe ekspertët kriminalistikë, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Deri më tani nuk është bërë i ditur motivi i krimit dhe mbetet e paqartë nëse vrasja ka ndodhur pas një konflikti mes babait dhe të birit apo në rrethana të tjera.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion