U lirua nga qelia para një jave, Vincens Pirolit i rikthehen telashet, akuzohet për vra'sjen e Frrok Lleshajt

Policia e Shkodrës ka nxjerrë urdhër ndalimi për Vincens Pirolin, për shkak se ka dyshime të forta se ai është përfshirë në vrasjen e ish-policit Frrok Lleshaj në Vaun e Dejës.
Ngjarja e rëndë ndodhi në 4 gusht 2025, ku Lleshaj dyshohet se u vra për hakmarrje, raporton SHEKULLI.
65-vjeçari Frrok Lleshaj, kishte kryer një vrasje në vitin 1995, dhe u arratis nga burgu në trazirat e vitit 1997.
Ai u arrestua më vonë në vitin 2006 ku vuajti 21 vjet burg dhe doli në 2023. Në momentin e ekzekutimit ai kishte vetëm pak muaj që kishte dalë nga burgu.
Nga ana tjetër, Vincens Piroli nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Ai u arrestua vetëm pak javë më parë, pasi dyshohej se do të kryente një atentat në zonën e Lezhës. Megjithatë vetëm një javë më parë, në datën 19 Nëntor, Gjykata e Apelit vendosi ndryshimin e masës së sigurisë për Pirolin, nga arrest me burg në arrest shtëpie.
Mbetet për t’u parë nëse tashmë, pas urdhrit të lëshuar nga Policia e Shkodrës, Piroli do të gjendet apo jo në banesë.


