Albsig, 22 vite në krah të klientëve, me besim, siguri dhe përkushtim

TIRANE – Më shumë se dy dhjetëvjeçarë në tregun e sigurimeve dhe duke ndërtuar marrëdhënie afatgjata me klientët, duke zgjeruar gamën e shërbimeve dhe duke kontribuar në zhvillimin e kulturës së sigurimeve në vend.
Kompania e sigurimeve Albsig, pjesë e Kastrati Group, feston 22-vjetorin e krijimit të saj, duke shënuar një tjetër moment të rëndësishëm në historinë e saj të zhvillimit, konsolidimit dhe rritjes në tregun financiar shqiptar.
Me një portofol prej më shumë se 35 produktesh, me 28 degët e saj dhe mbi 400 agjensi, Albsig ofron zgjidhje të diversifikuara për individët, familjet dhe bizneset, duke përfshirë sigurimin e automjeteve, sigurimin Kasko, sigurimin e pronës, të shëndetit, udhëtimeve, përgjegjësisë sociale, përgjegjësive në ndërtim dhe të garancive për to.
Zgjerimi i aktivitetit përmes Albsig Jetë dhe Albsig Invest ka krijuar mundësi të reja për klientët në fushën e sigurimit të jetës, pensioneve private dhe të fondeve të investimit, duke ofruar një mbrojtje financiare më të plotë dhe më afatgjatë.
Përgjatë 22 viteve, Albsig ka investuar në profesionalizmin e stafit, modernizimin e shërbimeve, dixhitalizimin e produkteve me nevojat gjithnjë në rritje e në ndryshim të klientëve.
Përtej aktivitetit ekonomik, kompania ka dëshmuar përkushtimin ndaj përgjegjësisë sociale duke mbështetur nisma në fushën e shëndetësisë, edukimit dhe të mirëqënies të komunitetit.
Në një treg gjithnjë e më konkurues, Albsig vijon të promovojë kulturën e sigurimeve, duke theksuar rëndësinë e parandalimit të rreziqeve dhe të planifikimit financiar për një të ardhme më të sigurt.
Ky përvjetor është jo vetëm një moment krenarie për arritjet e deritanishme, por edhe një mundësi për të riafirmuar angazhimin ndaj klientëve, partnerëve dhe bashkëpunëtorëve, besimi i të cilëve mbetet themeli i suksesit të kompanisë.
Me synimin për të vijuar rritjen, inovacionin dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve, Albsig hyn në vitin e 23-të të aktivitetit të saj me të njëjtin përkushtim: të jetë pranë klientëve në çdo etapë të jetës e të biznesit të tyre.
“Klienti është prioriteti ynë,” thotë vizioni strategjik i kompanisë. “Ne tejkalojmë pritshmëritë tuaja falë shërbimit cilësor, integritetit dhe profesionalizmit.”
22 vite besim, qëndrueshmëri dhe përkushtim. Këto janë vlerat që na bashkojnë!