Rusia sulmon Ukrainën gjatë natës, vr'iten shtatë persona, mes tyre tre fëmijë

Bota

Rusia sulmon Ukrainën gjatë natës, vr'iten shtatë
Numri i të vdekurve në sulmin rus ndaj Zaporizhja në juglindje të Ukrainës, i cili u krye herët këtë mëngjes, është rritur në 7, përfshirë tre fëmijë, njoftoi kreu në detyrë i Administratës Ushtarake të Zaporizhja, Mihailo Semikin.

Ai njoftoi në Telegram se të paktën 10 persona u plagosën në sulm, përfshirë një fëmijë, dhe se dy nga të plagosurit ishin në gjendje të rëndë, raportoi Ukrinform.

Semikin deklaroi se operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar dhe është e mundur që të ketë ende njerëz nën rrënoja. Më parë u njoftua se të paktën dy persona u vranë në një sulm rus ndaj një ndërtese banimi pesëkatëshe në Zaporozhja. Forcat ruse sulmuan Zaporozhja herët këtë mëngjes me bomba të drejtuara

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion