Rrëzohet droni i policisë, hidhte gaz lotsjellës dhe ujë me piper ndaj protestuesve

Situata pranë kryeministrisë është tensionuar, pas momentit kur një dron i policisë është rrëzuar.
Në këto momente kanë ndërhyrë uniformat blu, duke hedhur ujë me piper dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve.
Sot policia ka përdorur tre mjete ujë hedhëse për të përballuar situatën e protestave studentore, dy prej te cilave mjete te reja.
Kujtojmë se tensionet nisën më herët para Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit hodhën molotovë në drejtim të policisë, e cila u kundërpërgjigj me ujë me presion.
Më pas, protesta u zhvendos drejt Kryeministrisë, ku edhe këtu u hodhën molotovë në drejtim të godinës qeveritare dhe policia krijoi një kordon sigurie për të mos lejuar afrimin e protestuesve.


