Revolta e të rinjve në Gjermani kundër qeverisë Merz, mijëra protestues në rrugët e qyteteve: “Koha për rezistencë”

Bota

Revolta e të rinjve në Gjermani kundër qeverisë Merz,

Mijëra të rinj kanë dalë në protesta në disa qytete të Gjermanisë, duke kundërshtuar politikat e qeverisë së kancelarit Friedrich Merz. Demonstratat u organizuan nga lëvizja “GenZ regelt!” në Berlin, Frankfurt, Këln, Mynih dhe dhjetëra qytete të tjera.

Protestuesit shprehën pakënaqësinë për rritjen e kostos së jetesës, gjendjen e shkollave, shkurtimet e shpenzimeve publike dhe vendimet politike që, sipas tyre, nuk marrin në konsideratë interesat e brezit të ri.

Me pankarta në duar, të rinjtë përcollën mesazhe kundër qeverisë dhe kancelarit Merz, ku ndër të tjera shkruhej: “Koha për rezistencë” dhe “Merz duhet të ikë”.

Një tjetër çështje që nxiti reagimin e tyre ishte rritja e shpenzimeve ushtarake dhe modeli i ri i shërbimit vullnetar, përmes të cilit synohet shtimi i trupave në ushtrinë gjermane. Protestuesit shprehen të shqetësuar se kjo nismë mund të hapë rrugën për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

Për mbarëvajtjen e demonstratave, autoritetet angazhuan mijëra efektivë policie. Gjatë tubimeve pati raportime për hedhje fishekzjarrësh dhe disa arrestime, megjithëse pjesa më e madhe e protestave u zhvillua në mënyrë paqësore.

Sipas të dhënave të policisë, në Berlin morën pjesë rreth 2,700 persona, në Mynih 1,800 dhe në Frankfurt rreth 1,000. Në Këln, pjesëmarrja rezultoi dukshëm më e ulët se pritshmëritë e organizatorëve, të cilët kishin regjistruar paraprakisht 15 mijë persona.

“Po dalim në rrugë për një jetë që të gjithë mund ta përballojnë”, deklaroi Veronika Dinter, zëdhënëse e lëvizjes “GenZ regelt!”, duke theksuar shqetësimin e të rinjve për perspektivën e tyre në të ardhmen.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion