VIDEO / Protestuesit me “shënjestër”, rrëzojnë dronin e policisë, blindave u bëjnë “prite” me tela gomëshpues

Aktualitet

VIDEO / Protestuesit me “shënjestër”, rrëzojnë

Edhe sot, protesta në Tiranë është shoqëruar me tensione.

Policia dhe protestuesit kanë pasur pak çaste “paqeje”, pasi tubuesit kanë hedhur gurë e molotovë drejt tyre, ndërsa ata janë përgjigjur me ujë me presion.

Ndërkohë, një moment që shkaktoi tension ishte rrëzimi i një droni, që dyshohet se ishte i policisë. Protestuesit duket se kishin super shenjë dhe e rrëzuan dronin që po filmonte sipër tyre.

Ndërkohë, siç shihet në pamjet , një tjetër mënyrë që protestuesit kanë menduar për të ngadalësuar autobotet e ujit të policisë, të cilat përdoren për t’i ndjekur dhe shpërndarë ata, janë këto tela që shpojnë gomat e makinës, të cilat janë hedhur në bulevard.

VIDEO

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion