“Më penguan për herë të dytë të takoj Veliajn”, Plarent Ndreca “kërcënon” me kallëzim penal burgun e Fierit

Aktualitet

“Më penguan për herë të dytë të takoj

Avokati Plarent Ndreca nuk është lejuar të takojë kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili prej 3 ditësh është transferuar në burgun e Fierit.

Avokati ka shkuar për vizitë, por nuk është lejuar të hyjë. Ai i është drejtuar Prokurorisë Fier për të bërë kallëzim për rastin, por as atje nuk është pritur pasi nuk ka prokuror të gatshëm apo oficer të Policisë Gjyqësore.

Një tjetër përgjigje që Ndreca ka marrë është se ka shkuar jashtë orarit zyrtar pasi vizitat në burg parashikohen nga e hëna në të premte, deri në orën 16:00.

Sipas ligjit, pala mbrojtëse mund të takohet me klientin në çfarëdo kohe.

Ligji nr. 81/2020: neni 51, pikat 1 dhe 6, për hyrjen pa autorizim:

Neni 51

Hyrja në institucion

1. Institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale mund të vizitohen pa autorizim nga: Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, zëvendëskryetari i Kuvendit, zëvendëskryeministri, ministri i Drejtësisë, kryetari i Gjykatës së Lartë, Prokurori i Përgjithshëm, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, deputetët, zëvendësministri i Drejtësisë, Avokati i Popullit, komisionerët dhe ndihmëskomisionerët e tij, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve dhe zëvendësit e tij, drejtori i Policisë së Burgjeve, drejtori dhe inspektorët e kontrollit të brendshëm të burgjeve, anëtarët e komisionit të ekzekutimit të vendimeve penale, gjyqtarët dhe prokurorët gjatë ushtrimit të detyrës së tyre, mbrojtësit e të burgosurve, si dhe oficerët e Policisë Gjyqësore të deleguar.

Pika 6 e të njëjtit nen:

6. Personat e tjerë, që nuk parashikohen në pikat 1 dhe 2 të këtij neni, mund të hyjnë në institucion vetëm me autorizim të drejtorit të institucionit.

Lajm në përditësim...

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion