Rikthehet dosja e bujshme, tre vite pas ekzekutimit të Ardian Nikulajt, nis seanca për portugezin Rubens Saraiva!
Lajmifundit
/
13 October 2026, 13:33
Aktualitet

Nën masa të rrepta sigurie nis seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për Rubens Saraiven i dyshuar për vrasjen e Ardian Nikulajt, siç raporton Anila Hoxha.
Ngjarja ka ndodhur në 19 prill 2023 në lokalin e tij në Shëngjin. Gjykata e shkallës së parë Lezhë e ka dënuar portugezin Saraiva me burgim të përjetshëm.
Në sallë janë të pranishëm edhe familjarë të Nikulajt.


