Samiti në Tiranë për Planin e Rritjes, Rama publikon pamjet : 48 orë të mbushura me Europë për Ballkanin Perëndimor
Lajmifundit
/
27 November 2026, 21:14
Politikë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video me momente nga zhvillimi i Samitit për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili u mbajt në Tiranë.
Krahas pamjeve nga takimet dhe aktivitetet e zhvilluara gjatë samitit, kreu i qeverisë ka përcjellë edhe një mesazh, duke e shoqëruar publikimin me mbishkrimin: “48 orë të mbushura me Europë për Ballkanin Perëndimor”.
Aktiviteti u zhvillua në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, ndërsa videoja e publikuar nga Rama sjell momente nga takimet dhe angazhimet e zhvilluara përgjatë dy ditëve në kryeqytet.


