Zjarr në bypass-in Levan-Mbrostar/ Kamionçina përfshihet nga flakët, ndërhyjnë zjarrfikëset

Aktualitet

Zjarr në bypass-in Levan-Mbrostar/ Kamionçina përfshihet nga

Një automjet tip kamionçinë është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në bypassin e Fierit, në segmentin rrugor Levan-Mbrostar.

Mësohet se në automjet ndodhej vetëm drejtuesi, i cili, sapo ka konstatuar praninë e flakëve, ka dalë menjëherë nga mjeti, duke shmangur rrezikun për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë duke bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur edhe shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e rënies së zjarrit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion