Emri, parandalohet atentati në Laç, kush është 37-vjeçari me tre identitete që u arrestua

Aktualitet

Emri, parandalohet atentati në Laç, kush është
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Argos”, u parandalua një vrasje dhe u arrestua shtetasi Emanuel Gehard, alias Basha, alias Lika.

DVP Lezhë njofton se “Inteligjenca kriminale parandalon një tjetër vrasje, dyshohet për hakmarrje për vrasjen e shtetasit I. Gj., 40 vjeç, kryer më datë 9 korrik, në Kurbin”.

NJOFTIMI

Finalizohet operacioni i koduar “Argos”.

Lëvizte i armatosur dhe me automjet të blinduar, me targa gjermane, arrestohet në Fushë Milot, vëllai i 40-vjeçarit. 

I arrestuari, shtetas me precedent kriminal. 

Sekuestrohen 1 armë zjarri automatike tip "Skorpion" municion luftarak dhe automjeti tip “Mercedes-Benz ML”.

Si rezultat i monitorimit permanent të situatës në qark, nëpërmjet punës intensive operative dhe kontrolleve, si dhe si rezultat i analizimit dhe ndjekjes në dinamikë të ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, me qëllim parandalimin e ngjarjeve të lidhura me to dhe parandalimin e krimeve në përgjithësi, specialisët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit Operacional të Hetimit dhe me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, finalizuan operacionin e koduar “Argos”.

Në kuadër të operacionit u parandalua një vrasje, dyshohet për hakmarrje në lidhje me vrasjen e shtetasit Ilir Gjini, alias Lika, alias Kokaj, alias Nure, 40 vjeç, kryer më datë 09.07.2026, në Kurbin.

Po në kuadër të operacionit u arrestua  shtetasi E.(G.) B.(L.), 37 vjeç, banues në Kurbin, me precedent për përfshirje në ngjarje kriminale të mëparshme (vëllai i 40-vjeçarit)

Automjeti tip “Mercedes-Benz ML”, i blinduar dhe me targa gjermane, që drejtonte 37-vjeçari, u ndalua në Fushë Milot. Gjatë kontrollit fizik, 37-vjeçarit iu gjet 1 armë zjarri automatike tip "Skorpion" me një krehër me 16 fishekë.

Vijojnë intensivisht hetimet dhe puna policore, për kapjen e autorit të vrasjes së 40-vjeçarit, si dhe për dokumentimin e rrethanave të saj.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

 


 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion