Mjeti bëhet copë e çikë nga eksplozivi, ja si është shkatërruar plotësisht makina e avokatit Idajet Beqiri

Publikohen pamjet nga automjeti i avokatit Idajet Beqiri, i cili u dëmtua rëndë nga shpërthimi i një sasie lënde eksplozive.
Siç shihet edhe në pamje, makina është pothuajse e shkatërruar, me xhama të thyer dhe pjesë të mjetit të dëmtuara e të shpërndara.
Shpërthimi ndodhi në zonën e Myslym Shyrit, pranë shkollës “Pjetër Budi”, në Tiranë.
Në momentin e shpërthimit makina ka qene e parkuar dhe per fat te mire nuk pati persona te lenduar. Mësohet se makina ishte në emër të bashkëshortes se Idajet Beqirit, Nexhi Beqiri, edhe kjo avokate me profesion.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 09:15, në rrugën “Nikolla Lena”, para një pallati, ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse, e vendosur në automjetin e parkuar në pronësi të shtetases N. B.
Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.


