Zgjedhjet e 9 majit, demokratët hedhin në tryezë emrin e Jorida Tabakut për Tiranën

Politikë

Zgjedhjet e 9 majit, demokratët hedhin në tryezë emrin e Jorida
Deputetja Jorida Tabaku është propozuar nga disa degë të PD në Tiranë për garën e 9 majit për bashkinë e kryeqytetit.

Tabaku ka qenë nënkryetare e bashkisë në vitin 2011 dhe prej vitit 2013 është deputete. Në zgjedhjet e 2025 ajo ishte deputetja që mori më shumë vota nga PD në Tiranë.

Por vetë Tabaku nuk ka ambicje për të garuar për bashkinë e Tiranës

Përveç saj, demokratët kanë propozuar edhe Belind Këlliçin, Ethem Agën, Klevis Balliun.

Por kandidatura që gëzon më shumë mbështetje është mjeku Ilir Alimehmeti, i cili pritet të jetë kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 9 majit.

Deri në datën 30 nëntor Partia Demokratike do të mbledhë propozime nga strukturat e saj për kandidatët për zgjedhjet e 9 majit, e më pas do nisë procesi për përcaktimin e 46 figurave me të cilat do të kërkojë fitoren përballë Edi Ramës dhe PS.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion