Dy shqiptarë dënohen me b*rg në Britani, u kapën duke kultivuar mbi 700 bimë k*nabisi (EMRAT)

Dy shtetas shqiptarë janë dënuar me burg në Britaninë e Madhe, pasi u kapën duke kultivuar 705 bimë kanabisi në një ambient industrial në Northallerton, me vlerë të përllogaritur në treg rreth 302 mijë paund.
Bëhet fjalë për Aldo Gjetën, 27 vjeç, dhe Emanuel Bushin, 28 vjeç, të cilët u arrestuan më 23 shtator, gjatë një operacioni policor. Të dy tentuan të largoheshin nga ambienti, por u ndaluan nga policia.
Gjatë marrjes në pyetje, Bushi pranoi se kujdesej për bimët, ndërsa Gjeta deklaroi se ishte përfshirë në aktivitet për shkak të borxheve dhe pamundësisë për të siguruar të ardhura.
Në përfundim të procesit gjyqësor, gjykata dënoi Aldo Gjetën me 2 vite e 3 muaj burg, ndërsa Emanuel Bushi me 18 muaj burg.
Në përfundim, gjyqtari rekomandoi që të dy shqiptarët të deportohen në Shqipëri pas përfundimit të dënimit me burg.


