Berisha thirrje opozitës për bashkim: Rama duhet larguar nga pushteti, është rrezik ekzistencial për Shqipërinë

Politikë

Berisha thirrje opozitës për bashkim: Rama duhet larguar nga pushteti,

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për bashkimin e të gjitha forcave politike opozitare, shoqatave dhe sindikatave në një front të përbashkët me synimin për largimin e Edi Ramës nga pushteti.

Gjatë deklaratës së tij, Berisha e cilësoi largimin e kryeministrit si çështjen e parë dhe më të rëndësishme, duke e konsideruar qeverisjen e tij si një rrezik ekzistencial për Shqipërinë.

“Çështja e parë është largimi me çdo kusht i rrezikut ekzistencial, regjimit të Edi Ramës, dhe pastaj zgjedhjet e lira, shqiptarët të sjellin në pushtet forcën politike që besojnë më shumë”, deklaroi Berisha.

Ai theksoi se për arritjen e këtij objektivi nevojitet bashkimi i opozitës, duke sjellë si shembull bashkimin e forcave politike në Serbi, pavarësisht dallimeve dhe kundërshtive mes tyre, me qëllim përballjen me presidentin Aleksandër Vuçiç.

Kreu i PD-së u bëri thirrje të gjitha partive opozitare, organizatave dhe sindikatave që të bashkohen në një front të përbashkët kundër qeverisë Rama.

“Unë këtu nga ju ftoj të gjitha forcat politike opozitare, të gjitha shoqatat, të gjitha sindikatat të bashkohemi në një front të përbashkët për ta larguar nga pushteti këtë narkodiktator”, u shpreh ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion