Hodhi benzinë mbi një mjet dhe plagosi dy policë, arrestohet 47-vjeçari gjerman në Shkodër (EMRI)

Aktualitet

Hodhi benzinë mbi një mjet dhe plagosi dy policë, arrestohet

Policia e Shkodrës ka vënë mbrëmjen e sotme në pranga një shtetas gjerman, i cili ka refuzuar kontrollin dhe ka sulmuar me thikë dy efektivë policie, duke i plagosur.

Bëhet me dije se efektivët e Policisë kanë ndaluar shtetasin gjerman Jan-Friedrich Krebs 47 vjeç, pas marrjes së një telefonate se ky i fundit kishte hedhur benzinë mbi mjetin e një 27-vjeçari shqiptar, në aksin Hani i Hotit–Shkodër.

Por, në momentin që Policia ka tentuar të ndalojë 47-vjeçarin gjerman, ky i fundit ka sulmuar me thikë punonjësit e patrullës, duke i lënduar. Efektivët janë transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku po marrin ndihmë mjekësore.

Malësi e Madhe / Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, në sallën operative të DVP Shkodër ka njoftuar shtetasi A. Q., 27 vjeç, se gjatë udhëtimit me automjetin e tij, nga Hani i Hotit në drejtim të Shkodrës, drejtuesi i një automjeti tjetër dyshohet se i kishte hedhur benzinë mbi automjet, në afërsi të një pike karburanti, pranë pikës së kalimit kufitar.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë ndaluar automjetin e dyshuar në fshatin Pjetroshan.

Drejtuesi i këtij automjeti, shtetasi gjerman J. K., 47 vjeç, ka refuzuar të identifikohet dhe, gjatë ndërhyrjes për neutralizimin e tij, ka goditur me mjet prerës (thikë) dy punonjës të Patrullës së Përgjithshme, inspektorët S. B. dhe I. S., të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë neutralizuar dhe kanë shoqëruar 47-vjeçarin në ambientet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion