“Po ndjek Protestat në Tiranë”, Kurti: Përparimi demokratik i Shqipërisë është edhe përgjegjësi historike kombëtare

Kosovë&Rajon

“Po ndjek Protestat në Tiranë”, Kurti: Përparimi

Kryeministri i Kosovës, njëherësh  kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti deklaroi se po ndjek me vemendje dhe shqetësim protestat në Tiranë.

“Shqipërinë e duam gjithmonë dhe pavarësisht rrethanave. Ajo është pjesë e pandashme e qenies sonë kombëtare. Prandaj, zhvillimet atje i përcjellim me shqetësim, kujdes, përgjegjësi dhe dashuri. Përparimi demokratik i Shqipërisë është edhe përgjegjësi historike kombëtare. Është e rëndësisë jetike që ne shqiptarët t’ia dëshmojmë vetes se dimë të ndërtojmë demokraci që i qëndron trysnisë së kapitalizmit dhe qeverisje që nuk i përkulen oligarkisë”,

Duke folur në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, Kurti  u ndal edhe tek protestat në Serbi, fitorja e Listës Studentore si dhe suksesi I faktorit politik shqiptar. 

“Shqiptarët, ndonëse pakica e katërt kombëtare për nga popullsia në Serbi, u renditën të dytët për nga votat dhe të parët, së bashku me hungarezët, për nga mandatet ndër 9 listat e pakicave kombëtare.

Ky rezultat është fryt i përbashkimit të subjekteve politike shqiptare, të cilat përkundër dallimeve ndërmjet tyre, vendosën interesin e përgjithshëm mbi atë partiak. Për këtë i falënderoj drejtuesit e secilit subjekt politik, kandidatët, aktivistët dhe qytetarët që e bënë të mundur këtë arritje”

Kryeministri Kurti u shpreh më tej se prêt që fituesit e zgjedhjeve në Serbi të lënë pas retorikën nacionaliste dhe të punojnë për një normalizim të mëtejshëm të dialogut Prishtinë – Beograd. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion