“Pse flet me motrën time në Instagram"? Vëllezërit dhunojnë me sende të forta dhe shkop bejsbolli efektivin e policisë

Aktualitet

“Pse flet me motrën time në Instagram"?

Një punonjës policie në Krujë është dhunuar mbrëmjen e kaluar teksa ishte jashtë shërbimit në momentin kur ndodhi ngjarja. Bëhet me dije se punonjësi i Patrullës, është goditur me sende të forta dhe shkop bejsbolli.

Autorë që dhunuan 19-vjeçarin janë vëllezërit e një vajze me të cilën punonjësi i policisë kishte komunikuar në rrjetin social Instagram. Sipas hetimeve paraprake, familjarët e vajzës kishin mësuar për komunikimin dhe dyshohet se vëllai i saj nuk e ka pranuar këtë fakt.

Vajza me të cilën komunikonte efektivi është nën moshën 18 vjeç.

Pas kallëzimit të bërë nga punonjësi i policisë, hetuesit kanë nisur verifikimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Këqyrja e kamerave të sigurisë ka ndihmuar në zbulimin e automjetit me të cilin dyshohet se janë larguar personat e përfshirë në ngjarje. Vëllezërit e vajzës janë shpallur në kërkim, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e përgjegjësisë së personave të dyshuar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion