Tentuan ta fshihnin pas justifikimit të qirasë / Zbulohet laborator droge në Itali, prangoset 36-vjeçari shqiptar

Bota

Tentuan ta fshihnin pas justifikimit të qirasë / Zbulohet laborator

Një shqiptar 36-vjeçar u arrestua gjatë një operacioni antidrogë në Recanati të Italisë.

Një 36-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e Policisë në Itali, pas një operacioni ku u gjetën rreth 2.4 kilogramë kokainë, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza, që ishin fshehur në një ndërtesë që po rinovohej jo shumë larg spitalit në Recanati (Macerata).

 Sipas mediave italiane, karabinierët e zbuluan bazën ku ishte fshehur droga pas hetimeve në zonë, duke u shtirur sikur donin ta merrnin objektin me qira.

Pasi hynë brenda objektit, u krye edhe një kontroll, që rezultoi në zbulimin dhe sekuestrimin e sasisë së drogës, që ishte e ndarë tashmë në doza, si dhe peshore të shumta precize dhe materiale të ndryshme paketimi.

 36-vjeçari, banor i Recanati-t dhe i njohur edhe më herët për forcat e rendit, u transferua në burgun e Ancona Montacuto-s.

ME TE LEXUARAT