Protesta në kryeqytet, 450 militantë nga Vlora, Himara dhe Saranda nisen drejt Tiranës

Rreth 450 demokratë nga Vlora, Himara dhe Saranda janë nisur drejt kryeqytetit për të marrë pjesë në protestën e Partisë Demokratike që zhvillohet sot në Tiranë në mbështetje të studentëve.
Gazetari i A2 CNN Edi Ruçi raporton se vetëm nga dega e PD-së në Vlorë janë nisur rreth 300 simpatizantë, rreth 50 më pak se në protestën e fundjavës së kaluar, kur nga ky qytet udhëtuan drejt Tiranës rreth 350 persona.
Organizimi është bërë si në protestat e mëparshme. Makinat janë regjistruar paraprakisht në degën e partisë nga administratorët e tyre, ndërsa nisja është kryer me automjete private, në 07:00-08:30. Për demokratët që nuk disponojnë automjete personale, janë siguruar vende në makinat e simpatizantëve të tjerë.
Nuk ka pasur organizim me autobusë apo furgonë.
Në mbështetje të studentëve, krahas anëtarëve dhe simpatizantëve të PD-së, drejt Tiranës janë nisur edhe qytetarë që synojnë të mbështesin kauzën e studentëve.


