Zgjedhjet e 11 majit/ Fletër e votimit mbërrijnë në Sarandë nën masa të rrepta sigurie

Politikë

Zgjedhjet e 11 majit/ Fletër e votimit mbërrijnë në

Materialet zgjedhore kanë mbërritur sot në KZAZ nr. 91 Sarandë nën masa të rrepta sigurie. Sipas informacioneve, mbërritja e materialeve zgjedhore është mbikqyrur nga forcat e policisë nën shoqërimin e mjetet e ushtrisë.

Mësohet se pas mbërritjes së materialeve zgjedhore, policia do të qëndrojë në gatishmëri të plotë për ruajtjen e tyre në oraret e përcaktuara nga autoritetet deri në momentin e shpërndarjes në qendrat e votimit.

Të shtunën, sipas ligjit, do nisë shpërndarja e materialeve zgjedhore.

KZAZ nr. 91 Sarandë ka tashmë të ngritur edhe komisionin të përbërë nga Kryetari i PD, 7 anëtarë dhe sekretari. Kjo KZAZ ka 53 Qendra Votimi, 35 në qytet dhe 8 në Njësi Administrative Ksamil dhe 10 në rrethinat e bashkisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion