Përplasje mes policisë dhe protestuese te Kryeministria, efektivët tentojnë të largojnë qytetarët

Momente tensioni janë regjistruar para Kryeministrisë, ku protestuesit janë përplasur fizikisht me efektivët e Policisë.
Siç shihet edhe nga pamjet, efektivët kanë tentuar të largojnë turmën nga sheshi para godinës së Kryeministrisë, duke i shtyrë qytetarët në drejtim të zonës pranë Kryesisë së Kuvendit.
Mes protestuesve dhe policisë ka pasur edhe përplasje fizike, teksa efektivët kanë vijuar t’i shtyjnë qytetarët, të cilët nga ana e tyre kanë bërë rezistencë dhe kanë vijuar qëndresën.
“Poshtë diktatoru”, “Arrestoni Ramën”, janë disa nga thirrjet që janë dëgjuar nga turma e protestuesve, të cilët kanë nisur marshimin në Tiranë.


