Shefi i Krimeve humbi jetën në aksident tragjik, reagon Policia e Vlorës

Aktualitet

Shefi i Krimeve humbi jetën në aksident tragjik, reagon Policia e

Personi në foto është Ermal Lula, personi që mbeti viktimë në një aksident tragjik, që ndodhi në autostradën Vlorë-Fier.

Lula mbante pozicionin e shefit të krimeve në policinë e qytetit

Ndërsa, edhe një shtetas u plagos, dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

 Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po hetohet ajo që ka ndodhur.

Vlorë / Informacion paraprak:

 Përplasja fatale në autostradë, detajet e aksidentit ku humbi jetën oficeri i policisë

Rreth orës 18:00, në autostradën “100 Vjetori”, në drejtimin Fier–Vlorë, automjeti tip “Toyota”, me drejtues shtetasin E. L., dyshohet se për shkak të motit të keq dhe humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit, është përplasur me një mjet tip skrep, me drejtues shtetasin Th. P., 63 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i automjetit “Toyota”, shtetasi E. L., oficer policie në DVP Vlorë.

Ndërsa shtetasi Th. P. është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të saktë të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion